U zunë për gomarin, tani për kanalin kullues/ Sherri në Baldushk, një i plagosur në gjendje të rëndë

Sherri ka nisur për kanalin kullues mes dy vëllezërve. Enver Lloçja ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën, pas goditjeve në kokë.

Vajza e Enveri Lloçjas tregon për “Shqipëria live”: “Doktori nuk jep fare shpresë. Bujari i ka gjuajtur nga mbrapa babit. Erdhën policët dhe talleshin dhe thoshin nuk ka gjë“.

Rexhepi,djali i Enverit tregon se e gjeti të atin në gjendje të rënduar. “Babi ishte i shtrirë, më kërkoi një batanije sepse ishte shumë keq. Pas përplasjes për gomarin, nuk kemi pasur raste të tjera. Kanali ishte i vjetër dhe duhej rregulluar”.
Para një viti, në “Shqipëria live” u transmetua debati midis dy vëllezërve, Enver dhe Muharrem Lloçjas, ku Muharremi goditi me levë Enverin pasi pretendonte se gomari i tij i kishte hyrë në tokë. Mesa duket konfliktet mes vëllezërve vazhdojnë dhe Enveri ka marrë goditje të rënda.

Vetë Muharremi është në gjendje të lirë, ndaj tij nuk është proceduar masa e arrestit. Vetë Muharremi tregon për “Shqipëria live”: “Është e vërtetë që kemi pasur konflikt. Sa u ngritëm në mëngjes, erdhi mori kazmën që të hapte kanalin. I thashë lere se do e rregulloj unë. Ia kapa lopatën, m’u kthye dhe unë iu ktheva e hodha matanë se nuk më panë më sytë. E kam shtyrë te kazma”.

Por, i pyetur se pse vëllai ndodhet në rrezik për jetën, Muharremi thotë se nuk e mati sa fort e goditi.

Loading...