SHBA-ja vendosi sot Jawad Nasrallah, djalin e kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në listën e zezë të terroristëve globalë, duke rritur presionin mbi lëvizjen shiite libaneze të mbështetur nga Irani.
Duke vlerësuar se bëhet fjalë për një lider në ngjitje brenda organizatës, tashmë në listën e zezë amerikane prej 21 vitesh, Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Jawad Nasrallah për rekrutimin e individëve këto vitet e fundit për të kryer sulme terroriste kundët Izraelit në Cisjordani.ATSH
Loading...