Udhëheqësit e BE-së mbërrijnë në Strasburg për Ditën e Evropës

Udhëheqësit evropianë mbërritën në Strasburg të dielën në Konferencën për të Ardhmen e Evropës, që synon promovimin e punës së institucioneve për qytetarët në të gjithë bllokun.

Kryeministri portugez Antonio Costa nuk u ndal për fotografët pas mbërritjes, duke përshëndetur shkurt personalitete të tjera përpara se të bashkohej me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin aktual të Parlamentit Evropian, David Sassoli, për bisedime.
Takimi përkon me Ditën e Evropës, e cila shënon themelimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet gjithashtu të flasë në këtë konferencë./VOA

Loading...