Udhëtimet drejt Gjermanisë që sot, ja çfarë duhet të keni parasysh

Vendimi i Gjermanisë, për hapjen e rrugëve më Shqipërinë do nisë nga sot. Në kuadër të kësaj, TIA ka njoftuar se qytetarët do të duhet të plotësojnë një nga kushtete e vendosura nga Gjermania për të udhëtuar, të dëshmojnë se janë vaksinuar me një vaksinat e njohura nga EMA (Pfizer, Moderna, AstraZeneca), që kanë kaluar më parë COVID-19 ose janë aktualisht negativë.
Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson. Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të njohura nga EMA, apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani. Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Loading...