Udhëtimet me mjete për punë, Rama publikon aplikacionin. Paralajmërimi i ashpër për javën e ardhshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar adresën e portalit ku mund të aplikojnë ata që kërkojnë leje udhëtimi me mjete personale me qëllim vajtje-ardhjen nga puna.

Ai shkruan se udhëtimet bëhen brenda dy fashave orare, ndërsa shton se vlen edhe për ata që duan të shkojnë në punë me këmbë.

Në lidhje me ata që kanë marrë leje për qarkullim më herët përmes e-mail-eve, Rama sqaron se duhet të rikonfirmohen gjatë javës sepse javën e ardhshme sipas tij njanë të pavlefshme.

“🔴 www.e-albania.al ZGJIDH EDHE PROBLEMIN E LEJES PËR AUTOMJET PËR ATA QË KANË ORAR VAJTJE-ARDHJEJE NË PUNË TË NDRYSHËM NGA DY FASHAT KRYESORE ORARE, SI EDHE PËR ATA QË DUAN TË SHKOJNË NË PUNË ME KËMBË😊

* KUJDES! AUTORIZIMET E MARRA ME E-MAIL MË PARË PËR LËVIZJEN ME AUTOMJET PËR PUNË, DUHET TË RIKONFIRMOHEN GJATË JAVËS NË www.e-albania.al SEPSE JAVËN E ARDHSHME ATO NUK DO JENË MË TË VLEFSHME🚫”, shkruan Rama.

Loading...