Udhëtimi i Ismail Qemalit në Sicili dhe Pietro Scaglione
Gezim Llojdia*
Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000 copët në gjuhën shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve,brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja Reshad Agaj.Faqja e dytë shfaq këto të dhëna: The Memoirs of Ismail Kemal Bey që kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin që në këtë rast është Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by ËILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA
1.
Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kurdole në jetë/, Që kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.
(Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)
Poezia e dytë që është renditur pas kësaj i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).
Bjenë Telat ven e vinë, Po na tundin Shqipërinë/, Toskerin, Gegërinë/, Me çdo vend me çdo krahine:/ Që në Shkodër në Janinë/, Që në Vlor’ e në Prishtinë:/ Opopo ç’’fitoj Lirinë ! Opopo ç’u ngrit rrëmeti!/ Seç u tunt si vale deti:/ Posi det që vjen me valë/, Po vjen rëndë e me ngadalë/, E po ndjek Smail Qemale:/ Smail-burri i shpje në Vlorë/ Me Flamur të kuq në dorë/, Me Flamurin e Lirisë/, Mu ndë thelp të Shqipërisë/! Shqipëri moj Shqipëri/! Hidhe lark atë shami/ Që të treti në të zi /Në vajtim e robëri!
2.
Faqja 7 :Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siqeli:
Pietro Scaglione që përshkruan këtë udhëtim historik te Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vëllezërit e gjakut tone e pritnë Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një dite do t’a nxirrte Atdheun në dritë. Kjo çerdhe e mrekulluarshme e arbëresheve na del para syve në atë kohe të largët të 1903 si një qendër ku valojnë këngët e bukura të Arbëris me bandën në krye dhe ku Shoqëria Kombëtare Shqiptare cvillon aktivitetin e vet për çlirim te Atdheut. Shume interesante të vrehet se si, qysh në atë kohë Ismail Qemali sheh rrezikun e Shqipërisë nga Rusija dhe kërkon t’i hapë sytë dhe Italisë vetë duke dashur që të kuptojnë se fati ynë dhe i atyre vetë është i njëjtë andaj duhet të ndihmojmë njëri tjetrin . . .
Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe c’ka bërë? Qe një shqiptar i flaktë nga arbëreshet e Siqelisë i cili lindi ne Plana dhe sosi ditët e tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nuk dihet as data e lindjes as ajo e vdekjes. Ka qenë shumë i varfër dhe vetë mësoj si autodidakt i shtyre me tepër që t’i shërbej idealit tij që aqë me buçitje valonte në zemër. Në Shtetet e bashkuar nxori për disa kohe një gazete me emrin “Afrimi” dhe në 1929 e ndryshoj në “Albania”. Gjithë jetën rrojti i varfër se gjithë c’kish i prishte për botime.
Vëllimi nga është nxjerre përshkrimi i udhëtimit të Ismail Qemalit në Siqeli quhet “Historia e Shqiptareve te Italisë” dhe mban gjithashtu një perhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili në atë kohe ndodhej ne Barcelone (8 Prill 1921). Qofte perhyrja e Midhat Frasherit qoftë parethenja e Prof. Josef Kadikame lavdërojnë veprën e këtij arbreshit te flakte Petro Scagliones. Në perhyrjen e Midhat Frasherit lexojmë midis te tjerave: “Kam dëgjuar se arbreshet, pasi dalin nga kisha, burra, gra dhe fëmijë, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku në kujtim të tyre janë varret e stërgjysheve — bien në gjunjë dhe këndojnë një kantike patriotike. Nuk e di në jetën t’ime gjë me të mallëngjyeshme dhe me poetikërisht sentimentale se këto lutje, që lutje ,është dhe një hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej të atit fati i verbër i ka ç’këputur po që gjaku nuk i le t’a harrojnë.
*Studiues