UEFA ka vendosur se gjysmëfinalja dhe finalja e Euro2020 do luhet “Wembley” në Londër. Mësohet se stadium do lejojë ¾ e ulëseve për tifozët, pra 65 mijë tifozë.
Personat që hyjnë në stadium duhet ta kenë dëshminë se kanë marrë dy dozat e vaksinës, ose një test negativ, siç parashihet me marrëveshje. Kjo do të ishte një rritje e dukshme nga 45 mijë tifoze që ishte paraparë të lejoheshin fillimisht në “Wembley”. Konfirmimi i marrëveshjes do të bëhet ditëve të ardhshme, përcjell Gazeta Express.
Kujtojmë se paraprakisht ishte përfolur që faza finale e Euro 2020 të zhvendosej në Hungari në “Puskas Arena”, aty ku lejohen të gjithë tifozët në stadium.
Loading...