Uellsi publikon listën anti-Shqipëri, Bale zbarkon në Elbasan

“Shqipëria” dhe “Uellsi” do të përballen në një miqësore më 20 nëntor, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri Rajan Gigs ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar për ndeshjen me “Danimarkën” për “Ligën e Kombeve” dhe miqësoren me “Shqipërinë”. Lojtarët më të mirë janë pjesë e kësaj liste. Gareth Bale, Aron Ramsey apo Sam Vokes do jenë prezent në Shqipëri më 20 nëntor.
TIRANË, 5 nëntor/ATSH- A. Fortuzi

Loading...