Uji është burimi i jetës… dhe kjo nuk është mësë e vërtetë.
Për asnjë lëndë tjetër ushqyese, nuk kemi nevojë në sasi aq të madhe, sa kemi për ujin.
Ne e sigurojmë sasinë e duhur të ujit nga 2 burime: nga uji i pijshëm apo lëngjet e tjera në masën 70-80 % dhe nga ushqimet në masën 20-30%. Dehidratimi shoqërohet me një sërë simptomash e shqetësimesh shëndetësore, ndaj të qëndruarit të hidratuar është primare.
Rrahjet e çrregullta të zemrës, erë e rëndë e gojës, lodhje, marramendje, lëkurë të thatë tensioni i ulët i gjakut, dhimbja e muskujve, ajo e kokës , problemet me aparatin tretës janë disa nga shqetësimet më të zakonshme që vijnë nga pirja e paktë e ujit!
Por nëse deri më tani keni besuar se trupi hidratohet nëse pini të paktën 8 gota ujë, ose thënë ndryshe 2 litra ujë, në këtë artikull do të mësoni, se si kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Të paktën nëse bazoheni tek nevojat reale të trupit për ujë, duke u bazuar në peshën trupore. Kjo nevojë fiziologjike përcaktohet nga shumë faktorë, e njëri nga ata lidhet me kilogramët !
Zbuloni më poshtë sa litra ujë duhet të pini, në mënyrë që çdo qelizë e trupit që përdor H2O të funksionojë në mënyrë optimale.
Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë
45 kg – 1.4 litër ujë
54 kg- 1.7 litër ujë
63 kg- 1.9 litër ujë
72 kg- 2.2 litër ujë
81 kg- 2.5 litër ujë
90 kg- 2.8 litër ujë
99 kg – 3.1 litër ujë
108 kg – 3.4 litër ujë/Living