Por ato mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ në fuqi edhe pse ekspertët thonë se këto ambiente nuk përbëjnë asnjë rrezik. Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero sqaron se virusi e ka të pamundur të jetojë në ujin e detit.
“Përdorimi i detit nuk sjell rrezik të shtuar për shkak të Covid-19. Uji i detit është mëse i sigurtë.
Ekspozimi në ujin e detit që përmban jodin, kripën, banjon e dellit gjithashtu përmirëson imunitetin e njeriut dhe ndihmojnë në përballimin e të gjitha sëmundjeve infektive”.
Për të gjithë ata që frekuentojnë pishinat, mjeku Pellumb Pipero thotë se nëse zbatohet protokolli shëndetësor dhe ai i kushteve higjieno-sanitare, as ato nuk përbëjnë rrezik për Covid-19.
“Sipas meje, duhet të frekuentohen. Nuk ka pengesë për t’u frekuentuar. Njësoj si uji i detit dhe uji i pishinave nuk është transmetues i Covid-19. Duhet doemos të zbatohen protokollet të cilat reduktojnë numrin e frekuentuesve.
Duhet të merren masa për dezinfektimin”.
Sipas ekspertëve gjithsesi qytetarët duhet të tregojnë kujdes me larjen e duarve dhe fytyrës kur dalin nga deti apo pishinat, si dhe në rastet kur prekin objekte te tjera./klan