Uji i detit si alternativë e përdorimit të burimeve të rinovueshme

Uji i detit po shihet si alternativë përdorimi në burimet e rinovueshme.

Ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së Adrian Bylyku, po zhvillojnë në Izola të Sllovenisë, një takim pune me homologët e huaj, për nxitjen e përhapjes së teknologjive të ngrohjes dhe ftohjes duke përdorur ujin e detit në rajonin Adriatik-Jon, e cila ka për qëllim përdorimin e energjisë së ujit të detit si alternativë e përdorimit të burimeve të rinovueshme.

Takimi u hap nga përfaqësuesit e rajonit të Izolës të cilët vlerësuan punën e bërë deri tani dhe prezantuan risitë e kësaj nisme dhe mundësitë e implementimit të energjisë së ujit të detit, në rajonin e detit Adriatik.

AKBN në takim do të prezantojë punën e bërë në këtë projekt duke paraqitur alternativa për disa projekte pilot në objektet publike pranë Detit Adriatik të cilat do të jenë pjesë e paketës promovuese të këtij projekti.

Në këtë takim, marrin pjesë ekspertë të vendeve partnere nga Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia. Takimi do të zgjasë dy ditë (16-17 prill)./atsh

Loading...