Një lumë pranë kufirit korean është shndërruar i kuq pasi në të u derdh gjaku i derrave të vrarë.
Autoritetet koreano-jugore therën 47 mijë derra, në tentativë për të parandaluar përhapjen e etheve afrikane të derrave, e njohur ndryshe si murtaja afrikane (ASF).
Shirat e dendur bënë që gjaku të rridhte nga vendi ku ishin vendosur derrat për t’u groposur duke u derdhur në lumin Imjin.
Ethet afrikane të derrave është tepër ngjitëse dhe e pashërueshme, me zero shanse mbijetese për derrat e prekur, por nuk është ngjitëse.
Sipas asaj që shkruan BBC, autoritetet lokale hodhën poshtë shqetësimet se gjaku mund të shkaktonte përhapjen e kësaj epidemie tek kafshët e tjera të rrezikuara, duke thënë se derrat ishin dezinfektuar përpara se të thereshin.
Ata thanë gjithashtu se ishin marrë masa emergjente për të parandaluar ndotje të mëtejshme.
Operacioni në fjalë u ndërmor përgjatë fundjavës. Derrat e therur ishin lënë brenda disa kamionëve pranë vendit ku do të groposeshin.
Një vonesë në prodhimin e kontenierëve plastikë që do të përdoreshin për groposjen e tyre, bëri që ato të liheshin aty. /tvklan