Lufta tashmë ka prekur çdo qelizë të Ukrainës, në ditën e 16 të ndërhyrjes së trupave ruse në territorin e saj.
Mediat ukrainase raportojnë se natën e fundit shpërthime të fuqishme janë regjistruar në qytetet e Lutsk dhe Dnipro, të cilat ende nuk e kishin ndjerë luftën pranë.
Sipas Ukrainës ka një të vdekur pas sulmeve në Dnipro.
Në Lutsk bombardimet ruse shënjestruan një aeroport, ndërsa zyrtarët flasin dhe për një fabrikë ku riparoheshin avionët luftarakë.
❗Around 06:10 in Novokodatsky, a district of #Dnipro, there were three #airstrikes on the city, namely a hit near a kindergarten and an apartment building, and a hit on a two-story shoe factory with subsequent combustion.
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022
Preliminarily one person was killed. pic.twitter.com/IBOvw05m0T