Ulje ka patur dhe në numrin e viktimave të cilat humbin jetën në këto aksidente.
Në muajin Mars 2020 numërohen 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin Mars 2019, duke u ulur me 48,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tremujorin e parë të 2020, numërohen 264 aksidente rrugore nga 356 aksidente të ndodhura në tremujorin e parë të 2019, duke u ulur me 25,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT:
Në këtë muaj, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 46,6 %.
Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2020, është 360 persona nga 483 persona, duke u ulur me 25,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Mars 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 24 persona të vdekur në Mars 2019. Në tremujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 39 persona nga 48 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Mars 2020, aksidentet rrugore, në 76,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 35,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tremujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 1,7 % krahasuar me një vit më parë, përfundon njoftimi i INSTAT.