Sipas raportimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit një paciente nga Korca nuk ka mundur të fitojë dot betejën me COVID-19, duke shënuar kështu ditën me numrin më të ulët të vdekshmërisë si pasojë e koronavirusit.
Nga burimet mësohet se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID-19.
COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)
Testime totale 70410
Raste pozitive 10704
Raste të shëruara 6284
Raste Aktive 4098
Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2148
Durrës 483
Shkodër 334
Lezhë 232
Elbasan 184
Korçë 158
Fier 146
Vlorë 138
Kukës 130
Berat 77
Gjirokastër 37
Dibër 31