Sipërmarrësit dhe komuniteti i biznesit, përshëndet propozimin e qeverisës për ndryshimet e rëndësishëm që parashikon paketa e re fiskale 2019, në uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% në 8%.
Në cilësinë e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tha për ATSH-në se “mbështesim propozimin e Ministrisë së Financave lidhur me uljen e normës së tatimit mbi dividentin”.
Jaka theksoi se, “ne kemi bërë propozimet tona për paketën fiskale 2019, sesi të krijohen procedura lehtësuese jo tarifore, por që ndikojnë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes”.
Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ndonëse një nga ndryshimet kryesore ka të bëjë me uljen në 8% të dividentit nga 15% që është aktualisht.ATSH