Ulliri i Gjormit që shihni në foto është 1 mijë vjeçar dhe hyn në 100 ullinjtë më të vjetër në Ballkan.
Asnjë mbrojtje të veçantë nuk gëzon kjo pemë me vlera të mëdha. “Duhet shpallur monument natyre ky ulli qindravjeçar që prodhon ende kokrra”, thotë Dr.Selman Meziu në Facebook.
Sipas tij, ulliri i Gjormit është simbol qëndrese, bukurie, kulture të lashtë, i mrekullisë së natyrës e dhuratë me vlera të dukshme historike, shkencore e kulturore.
Ulliri i Gjormit, simbol qëndrese, bukurie, kulture të lashtë, i mrekullisë së natyrës e dhuratë me vlera të dukshme historike, shkencore e kulturore.
Aktualisht askush nuk kujdeset për të, veç fshatarëve të zonës; Universiteti Bujqësor, Ministria e Bujqësisë, etj, që duhet të ishin më të interesuara, me sa duket nuk e dinë se ekziston ky ulli i rrallë.