Unaza e Re, mjetet e tonazhit të rëndë drejt Astirit

Mjetet e tonazhit të rëndë janë drejtuar drejt zonës së Astirit. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se mjetet janë pozicionuar në qendër të rrugës, dhe pas tyre kompania ka filluar të zhvendosë dheun në trafik ndarëse, tani janë hequr dhe ka filluar mbushja me rërë.

Para pak ditësh filloi puna me heqjen e pemëve, më pas hoqën shtyllat e ndriçimit.

Pasi banorët panë që punimet bëheshin natën kur ata ishin të lodhur, menduan një tjetër strategji duke thënë se do jenë të gati kur mjetet të shkojnë drejt banesave të tyre.

Ata janë shprehur se do ketë revoltë me qeverinë nëse nuk dëmshpërblehen me çmimin e tregut.

Gjithashtu në rrugë janë vendosur bordura betoni për të lejuar qarkullimin, edhe pse me shumë vështirësi. Tani punojnë vetëm me 2 sense në korsi lëvizjeje nga pallati me shigjeta tek sheshi Shqiponja.

(e.f/BalkanWeb)

Loading...