Unë besoj,
se ti je gurgullima,
e liqeneve që nuk flenë,
që dremitjen e kanë me puthje,
je shtrati i të fshehtave,
ku natën uji dashuroi si marrë,
me perlën e “fituar”.
Unë besoj,
se përrallat kthehen në jetë,
krela dridhjesh në orët e ngrohta,
takime lëkurë zhveshur,
gjak që RRJETH me tërbim,
puls i shpejtë në kyçet e bardha,
në pemën ku molla fytyrë kuqje,
hidhte vallen me një shelg…..
RUDINA PAPAJANI
Loading...