Keanu Charles Reeves lindur më 2 Shtator, 1964 në Beirut, Lebanon.
Reeves është një aktor kanadez. Ai ndoshta njihet me emrin Neo nga filmi The Matrix dhe gjithashtu për rolet e tij ne filmin Speed dhe komeditë Bill & Ted’s Excellent Adventure. Gjithashtu është anëtar i grupit Dogstar, gjatë viteve 1990, si një basist.
Keanu Reeves është 55 vjeçar dhe jeton i vetëm. Ai përshkruan humbjet që kishte pësuar në jetën e tij, plot padrejtësi dhe shk atërrime. Jeta e tij ka qenë një tr agjedi e vazhdueshme, megjithatë mënyra se i e ka përballuar ai është e jashtëzakonshme dhe për t’u admiruar
Braktisja nga i ati
Më 1967, Samuel Nowlin Reeves braktisi familjen e tij – gruan Patricia Taylor, dhe dy fëmijët Keanu dhe Kim. Keanu ishte vetëm 3 vjeç. Ata jetonin në Lebanon, Australi dhe Nju Jork, përpara se të vendoseshin në Toronto. Keanu vizitonte babanë e tij herë pas here derisa u bë 6 vjeç. Pasi arriti moshën 13 vjeçare, ai e vizitoi atë për herë të fundit në fermën e tij. Në një intervistë Keanu tha: “Historia ime me babanë tim është një histori e rëndë. Është përplot dh imbje dhe mj erim.” Keanu u përball pastaj me disleksia (vështirësi në lexim), ku përfundimisht la shkollën e mesme dhe nuk mori fare diplomë.
God itjet e para në jetë
Më 1993, shoku më i mirë i tij dhe aktori River Phenix, 23 vjeç, kishte marrë mbid ozë të ko kainës në një klub në LA në pronësi të Johnny Depp. Ai vuajti shumë dhe më pas ndërroi jetë. Gjatë një interviste më 2014, Keanu u pyet në lidhje me atë se si ishte River Phenix: “Ai ishte një person i shquar dhe një aktor i mirë. Ne kaluam shumë kohë të mira së bashku dhe më mungon shumë. Mendoj për të shpesh”, tha Keanu
Tr agjedia e dytë e shk atërron atë
Më 1998, Keanu takoi Jennifer Syme, një aktore e re. Më 1999, Syme lindi një vajzë të vd ekur. 18 muaj më vonë, Syme v diq nga një aksident me veturë. “Hi dhërimi ndryshon formën, por kurrë nuk përfundon. Njerëzit keqkuptojnë dhe thonë se mund t’ia dalësh me të. E kanë gabim. Kur njerëzit që i do shkojnë, ti mbetesh vetëm. Më mungon të jem pjesë e jetës së njerëzve të tjerë dhe anasjelltas. Mendoj si do të ishte jeta ime tani sikur të ishin ata këtu – çfarë do të bënim së bashku. Më mungojnë të gjitha gjërat të cilat nuk do të bëhen kurrë,” tha Keanu në një intervistë për revistën Parade.
Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq…
Kim, motra e tij, u sëmur për shkak të betejës së gjatë të saj me leukemi. Kanceri eventualisht ra në remision, por ajo ende është duke lu ftuar me sëmundjen. “Kur ajo ishte në spital ai ishte atje me të gjatë gjithë kohës, ulur afër shtratit të saj, duke ia mbajtur dorën. Nganjëherë, duket sikur ai nuk i beson vetes për të pasur një marrëdhënie me dikë”, kishte thënë një shok i ngushtë i tij. Ai pasurinë e tij nuk heziton ta dhurojë për qëllime bamirësie, shumicën për njerëzit me k ancer, për qendra kërkimore dhe për spitale. Ai ka krijuar organizatën e tij për bamirësi të quajtur ‘Stand Up to Cancer’ dhe Fondacionin SickKids.
Takimi me vd ekjen
Më 1988, një ak sident me biçikletë e la atë me një shenjë të trashë vertikale në barkun e tij. Më vonë i është dashur të heqë shpretkën. Ai kishte qëndruar i shtrirë në trotuar për një orë derisa ndihma kishte arritur. “Unë e quaj atë një udhëtim demon (që do të thotë të udhëtosh natën pa drita). Më kujtohet si i thosha vetes “do të vd es”. Më kujtohet si thirrja për ndihmë. Dhe dikush më në fund ishte përgjigjur nga errësira, dhe më vonë dritat e ambulancës ranë mbi mua. Kjo ishte pasi një kamion kishte shkelur mbi helmetën time. E kisha larguar atë pasi që nuk mund të merrja frymë. Unë u largova nga rruga, por kamioni kaloi mbi helmetën time,” tha ai për Rolling Stone.
Ai kishte pësuar një tjetër ak sident me motoçikletë më 1996, ku theu kyçin e këmbës së tij që e la atë me një shenjë të gjerë dhe të lakuar në këmbën e djathtë.
Keanu Reeves është i njohur edhe për një deklaratë të fortë moraliste e cila u bë virale. deklarata është një pasthirrmë e fuqishme kundër një regjimi moral që ka përfshirë të gjithë globin:
“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku burrat i veshin gratë e tyre si pr ostituta duke treguar çdo gjë që duhet të mbrohet. Ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund të mbështetesh te dikush vetëm kur të thotë “të premtoj”.
Ku grate nuk duan femijë dhe burrat nuk duan një familje.
Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit të makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetojë ju se ju jeni askushi.
Ku njerëzit deklarojnë në mënyrë fase se besojnë në Perëndi me një gotë alkooli në dorë dhe mungesën e të kuptuarit e fesë së tyre.
Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i tu rpshëm dhe modestia është një disavantazh.
Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.
Ku njerëzit riparojnë cdo zhurmë të makinës së tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me vetën e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.
Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve në klubet e natës, nën tinguj primitive dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.
Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.
Une e kam zgjedhur rrugen time, por është për të ardhur keq që unë nuk kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do të gjeja më shumëse askund…”