Unë qesh
Nga Arben Abazaj
Unë qesh me erën,
kur zë e fryn,
edhe kur të than me thëllim,
Qesh me detin kur turfullon dhe shfryn,
gjëmon me tërbim.
Unë qesh me shiun dhe me breshërin,
nga vetetimat shkrihem në gaz,
Porse sa shoh njeriun e lig,
më mbushet shpirti me maraz!
Unë qesh me kafshët, me qen e mace,
qesh dhe me pemët, lulet e gjithshka,
porse sërish zë e venitem,
kur shoh njeriun që shpirt nuk ka!
Loading...