‘Unë sot futem në burg, nesër dal’, 22-vjeçari nga Fieri postonte foto të adoleshenteve për seks në TikTok (foto)

Shantazhi me anë të rrjeteve sociale është një fenomen që mund të kontrollohet në Shqipëri vetëm me anë të forcës së ligjit, gjithnjë nëse është ekzistente…

Një rast që padyshim cilësohet si skandaloz, ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një adoleshente e cila ka qenë viktimë e një përndjekësi në rrjetet sociale, përkatësisht TikTok.

Vajza rrëfen për JOQ, se 22-vjeçari i kishte hapur profil të rremë vajzës dhe shoqes së saj në TikTok me fotot dhe videot që ato postonin, duke përdorur një username denigrues dhe përshkrime të ndyra në përmbajtjen e postuar.

Teksa ajo i kishte shkruar t’i fshinte llogaritë, përgjigja e tij ka qenë thjesht: Unë sot futem në burg dhe nesër dal!

Pra përgjigja tregon se ky ka qenë një veprim i përsëritur i djalit dhe viktimat e tij paskan qenë jo vetëm dy adoleshente. 22-vjeçari e paska bërë rrugë të poshtëruarit dikë në rrjetet sociale dhe gjithmonë ia hidhka pa u lagur.

Rrëfimi i vajzës:

“Pershendetje si jeni. Jam nje vajz adoleshente ne qytetin e fierit,nje djal rreth moshes 22 vjec me ka hapur nje faqe ne tik tok me nje emer te flliqur dhe me fotot e mija dhe te shoqes sime,tani e gjetem kush esht personi dhe ai vazhdon akoma nuk i fshin videot dhe gjerat qe hedh vazhdon akoma me kercenime dhe me cdo gje tjeter,shtet ne vendin ton nuk ka shum gjera te tilla ndodhin ketu dhe keto ngelen ashtu asnjeri sben ssgje per ti ndaluar keto lloj gjerash ju drejtova juve ju lutem postojeni dhe personin qe e ka ber.“

Më tej vajza rrëfen se e ka denoncuar në polici dhe është arrestuar për disa vepra penale, por që dënimi i tij nuk dihet a do të mund ta frenojë nga të denigruarit adoleshente.

E shqetësuar për situatën, vajza shkruan se ky rast duhet bërë publik në mënyrë që të ndërgjegjësohet Policia e Shtetit për të tillë persona dhe të merren masat e nevojshme për parandalimin e tyre.

Pjesa tjetër e rrëfimit:

”Pershendetje per ceshtjen qe ju kam shkruar me perpara e zgjidhem me policin i bem te gjitha vet dhe derguam policin ta kapte. Neqoftese mundeni ta postoni ne storyn tuaj qe te ndergjesohen te gjith qe bejn nga keto gjera.”

Loading...