Unioni i Gazetarëve mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kastriot Myftaraj

Kastriot Myftaraj, gazetar dhe analist i njohur në vend, i ka dhënë fund jetës mesditën e kësaj të enjteje duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në zonën e “Ali Demit”. Unioni i Gazetarëve shkruan një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kolegut Myftaraj.

Sipas UGSH, 60 vjeçari ishte ndër fare të paktat pena që gazetarinë e kishte venë në funksion të njerëzve, një gazetar “kontrapedal” i rreshtuar gjithmonë në anën e të pambrojturve dhe kundër çdo lloj pushteti korruptiv.

“Ikja e parakohëshme e Kastriot Myftarit bëhet edhe më e rendë pasi ai ishte ndër fare të paktat pena që gazetarinë e kish venë në funksion të njerëzve, kundër interesit të vet përfitues.

Kolegu Myftaraj do të mbahet mend si gazetari “kontrapedal” i rreshtuar gjithmonë në anën e të pambrojturve dhe kundër çdo lloj pushteti korruptiv, që korrupton”, thuhet në mesazhin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Loading...