Ura “Veneciane” në Brataj monument kulture!(foto)

Vendndodhja: Fshati Brataj.Ura e Bratajt, ndodhet në fshatin Brataj të rrethit të Vlorës.

Ajo është ndërtuar mbi lumin Shushicë, në luginën e ‘Epërme’ të tij. Është urë guri e tipit me tre qemerë, me kreun e rrafshët.

Në qendër ndodhet një hark i madh dhe në të dy anët ndodhen dy harqe më të vegjël, të mbështetur në masivin monolit të shkëmbit.

Harqet janë ndërtuar me qemere dyfishe, ku i sipërmi del pak në formë dhëmbëzimi duke krijuar një nervaturë që e hijeshon krejt pamjen ballore të harkut kryesor.

Ajo është ura më e madhe e periudhës osmane në rrejedhën e lumit Shushicë, rreth 50 m e gjatë, 4 m e gjerë dhe arrin deri në 12 m lartësi.

Monumentaliteti i saj qëndron në harmonizimin e elementëve arkitektonikë me peizazhin dhe terrenin shkëmbor, mbi të cilin është ndërtuar.

Loading...