Urime ushtria më e re në botë – Nga Kolonel Zaho Golemi

URIME USHTRIA MË E RE NË BOTË – USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Sot më 14.12.2018 është një ditë e madhe historike për vëllezërit tanë kosovarë, për Kosovën martire, për shqiptarinë. Sot u shpall me mbështetjen e SHBA, parterit tonë strategjik, krijimi i Ushtrisë më të re në botë, Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Një gëzim mbarëshqiptar për të gjithë kombin, një ditë sinjifikative e pritur në të gjithë hapësirën mbarë shqiptare, një Ushtri kosovare me karakter thellësisht mbrojtës, por krenare dhe dinjitoze se mbron vendin e saj, atdheun, kombin.

Gëzuar vëllezër dhe motra të Kosovës, Ushtrinë tuaj dhe tonën, ushtrinë e sakrificave të panumërta të shekujve, Ushtrinë që e ëndërruan dhe e deshën korifenjtë e shqiptarizmës, Ushtrinë që Ismail Qemali dhe Mehmet Pashë Dërralla e donin në 56000 kilometra katrorë !

Ushtria e Kosovës, është një krenari shqiptare me djem e vajza që i ofrojnë shqiptarizmës krenari, që kujtojnë rënien heroike të luftëtarit për liri Mujë Krasniqi, që është nderi i UÇK-së. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës në 20 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve të tij është mënyra më dinjitoze për kujtimin e nderimin e gjakut të dëshmorëve dhe heronjve të UÇK-së. Ja pra Ushtria e Kosovës ka themele gjaku e sakrifica për lirinë dhe indipedencën e Republikës së Kosovës. Ushtria e shtetit të Kosovës është ushtria e krenarisë, nderit e dinjitetit dardano-arbënor, ushtria e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe në unision ushtria e sigurisë rajonale, Ballkanike e Europiane, ushtria e shtetformimit, ushtria e dëshirave dhe ëndërrave të cdo shqiptari të Kosovës, është ushtria e guximit, qëndresës, sakrificës, e interesave të popullit martir kosovar, është Ushtria e ëndrrës së madhe të luftëtarëve të UCK-së dhe komandant Adem Jasharit.

Ajo nuk është dhuratë. Ju e keni merituar atë. Qe prej 10 qershorit 2003, kur Abdyl Frashëri, themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u shpall si Heroi i parë i Kosovës, e deri me sot, Kosova njeh zyrtarisht 85 heronj si dhe 2500 deshmore te Luftes se Kosoves. Nuk ka cep të Kosovës pa lapidarë, përmendore, shtatore, varreza e komplekse memoriale që dëshmojnë jo vetëm robërinë e thellë të këtyre trojeve, por edhe luftën e përjetshme të kosovarëve për liri. Nga 4.12.1912 deri më 14.12.2018, është një shekull e gjashtë vjet… Të tjera supriza të këndshme të sigurta dhe dinjitoze i presin shqiptarët e Ballkanit. Me sy e veshë nga mëmëdheu janë cdo zemër shqiptare dhe kushdo flet shqiptarce në të gjithë globin.

Gëzuar shqiptaria e Kosovës! Gëzuar shokët tanë të armëve në një llogore të përbashkët arbërore!

Ushtria e Kosovës: -Faqebardhë në misionin historik, por shumë fisnik mes kombesh të civilizuar në ruajtje të paqes, lirisë, emrit arbëror!

Loading...