Sipas liderit të opozitës, viti që po lemë pas ishte i vështirë dhe plot sfida, ndërsa tërmeti tragjik i 26 nëntorit do të bëjë që kjo natë të mos festohet si të tjerat.
“Por ajo që dëshiroj me shpirt e për të cilën lutemi të gjithë është që 2019 të marrë me vete gjithë dhimbjen, pamundësinë dhe krizën që përjetuam, e viti i ri të sjellë mbarësi, gëzim, e më shumë mirëqenie në çdo vatër shqiptare”, shkruan Basha ndër të tjera në urimin e tij.
Urimi i plotë i Lulzim Bashës:
Të dashur bashkëqytetarë,
Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe unë nga zemra dua t’ju uroj të gjithëve, kudo ku jeni: Për shumë vjet Gëzuar!
Loading...