Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Berisha shprehet se Pashka sivjet i gjen shqiptarët nën një regjim të egër.
Ai thotë se uron që shqiptarët të largojnë këtë regjim dhe të bëjnë Shqipërinë më të mirë.
Statusi i Berishës:
Krishti u Ngjall! Gëzuar Pashkën!
Të dashur miq, sot besimtaret ortodoks shqiptar festojnë Pashkën, ditën e bekuar të Ngjalljes së Krishtit Mbret, Burrit, Hyjit që u kryqëzua padrejtësisht dhe që u ngjall këtë ditë për të mos vdekur kurrë dhe për të ndryshuar botën dhe njerëzinë.
Ndaj dhe kjo ditë e shenjtë është dita e pavdekësisë se Hyjit por edhe e përjetësisë së shpresës dhe besimit të njeriut tek Zoti dhe vlerat më të larta hyjnore e njerëzore.
Miq, këtë vit ne kremtojmë Ngjalljen e Krishtit Mbret në një kohë të vështirë, në një regjim që këto vitet e fundit ka vrarë shpresën shqiptarëve sa asnjëherë tjetër këto tre dekada dhe ka bërë që qindra mijëra shqiptarë të largohen nga dëshpërimi nga vendi ynë.
Duke përfunduar këtë mesazh le të urojmë ne të dashur miq besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe të gjithë besimtarët e Zotit, Gëzuar Pashkën dhe të lutemi bashkërisht me ta këtë në ditë të shenjtë, që Pashka që vjen mirë të na gjejë! Gëzuar!! sb