Urimi i Ramës:”Gëzuar të gjithë në Shqipëri, Kosovë e kudo”

Kryeministri ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2019 nëpërmjet një mesazhi të publikuar në ERTV.

Në këtë urim, kreu i qeverisë ka bërë një përmbledhje të asaj që sipas tij është arritur deri tani si dhe tregon ligjet që do hyjnë në fuqi pasi ora të shënojë 00:00.

Mesazhi i plotë i Ramës

Gëzuar të gjithë në Shqipëri, Kosovë e kudo.

Me ardhjen e 2019 për çdo bebe të lindur, do të hyjë çeku i ri i bebes, mbështetje financiare për çdo prind të ri.

Mijëra sipërmarrës do të paguajnë 3 herë më pak taksa ndërsa për gjithë fermerët taksa 20% për inputet bujqësore do të shkojë më në fund 0.

Nga nesër studentët tanë do përfitojnë përgjysmim tarifash, ndërsa më të mirët dhe ata në nevojë do të marrin dhe bursë 10 mijë lekë në muaj. Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik, me parimin më i miri zgjidhet i pari.

Do të jetë fillimi i fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit. Do të nisë ndërtimi i hekurudhës së parë moderne Tiranë- Durrës

Këto janë 6 orët e fundit të kumarit në Shqipëri, asnjë familje s’do jetë më e kërcënuar. Qindra miliona euro që i ka marrë lumi do mbeten në familje.

Këto e të tjera janë frute e përpjekjeve që kemi bërë këto vite. Ky vit mbyllet me rritje ekonomike 4.5%.

Kushdo që nuk ka prekur ende asgjë na ndryshimet e bëra, kjo më motivon për të krijuar Shqipërinë që duam. E dimë që jemi ende larg drejtësisë që duam, por nëse shohim pas do kuptojmë që kemi përparuar shumë.

2019 do nisë me qeveri të re. Me besimin e madh se më e mira po vjen dhe falënderimin për reagimet tuaja, ju përcjell reagimet e mia më të përzemërta.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2537152299634356/?t=0

Loading...