Urimi i veçantë i Sidrit Bejlerit sot në 1-vjetorin e lindjes së vajzës: Zoti të bëftë prej më të mirëve!

Vajza e këngëtarit, Sidrit Bejleri feston sot 1-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për vajzën e tij nuk mund të mungonte edhe urimi i këngëtarit.

Ndërsa poston një foto me Ejnën në krahë, Sidriti falënderon Zotin, që i bëri një dhuratë kaq të bukur, në jetë, engjëllin e tij.

“Sa shpejt kaluan 365 ditë…
Si sot erdhe ti zemra e vogël Ejna.
Falenderimi i takon Krijuesit! Askush nuk dhuron më mirë e bukur se Ai! Zoti të bëftë prej më të mirëve dhe të udhëzoftë në çdo hap e vogla e babit!”, shkruan Sidriti në Insatgram.

Loading...