Ushqimet që ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt në plazh

Te gjithë duam te shkojnë ne plazh, te notojnë, te qetësohen dhe patjetër te marrin edhe ngjyre.

Gjithsesi mire është qe gjate kësaj periudhe te hidratoheni sa me shume dhe te përdorni produktet e duhura.

Privilegjoni edhe ushqimet qe përmbajnë beta karotën (te cilat aktivizojnë melaninën, pigmentin e ngjyrës se lëkurës), vitamine C ose E (qe shmangin plakjen e lëkurës dhe minerale (qe riparojnë dëmtimet qe sjell dielli dhe favorizojnë rigjenerimin e qelizave.

Ja lista me ushqimet qe duhet te konsumoni me tepër.

Karotat: Karota përmban shume beta karoten, por edhe vitamine C. Konsumojeni si frut ose ne forme lëngu

Kungulli: Edhe kungulli përmban shume beta karoten kështu qe konsumojeni te zierë apo si lëng.

Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues.. Kuriozitete – ikub.al

Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues te tjerë.

Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karoten, vitaminë C dhe vitaminë E.

Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurës dhe ndihmojnë në nxirjen e saj. Të tjera produkte qe do ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë:

kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, shalqiri, etj.

Loading...