Ndonjëherë gjërat që duam mund të jenë në të vërtetë të dëmshme.
Për të shmangur këto ndjesi të pakëndshme dhe për të siguruar një pamje të shëndetshme, ka disa ushqime për të cilat duhet të merrni në konsideratë zvogëlimin ose përjashtimin tërësisht nga racioni juaj ushqimor.
Alkooli
“Pirja e alkoolit është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për lëkurën tuaj”, – thotë ekspertja e kujdesit të lëkurës, Michaella Bolder. Për fat të keq, pasi ndjesitë pozitive që keni patur ndërkohë që po pinit alkool largohen, ju do të mbeteni me shumë efekte anësore.
Kek prej orizi
Ju ndoshta jeni të befasuar kur zbuloni se ky gjoja “ushqim i shëndetshëm” është në të vërtetë i dëmshëm. Ëmbëlsirat me oriz mund të shkaktojnë rrudha në lëkurën tuaj dhe ato mund të ndikojnë edhe në funksionin e trurit.
Sushi
A e dini se ky ushqim çon në plakjen e parakohshme dhe shkakton puçrra fytyre? Nëse jo, tani e dini. Së pari, ato përmbajnë një sasi të madhe kripe, një nga armiqtë më të këqinj të shëndetit tonë dhe kjo mund të çojë në lëkurë të dehidratuar dhe të plogësht. Së dyti, ushqimi i kripur i bën qelizat të mbajnë lëngje, gjë që e bën fytyrën tuaj të fryrë. Së treti, orizi është i lartë me indeks glicemik dhe mund të heqë lagështinë dhe qarkullimin nga epiderma, duke shkaktuar tharjen e lëkurës dhe plakjen e parakohshme.
Produktet e qumështit
Nëse hani bulmet dhe ende keni probleme me aknet, ky informacion mund të jetë i dobishëm. Qumështi i lopës përmban një hormon që përkeqëson gjëndrat e vajit në lëkurë dhe e bën lëkurën tuaj jashtëzakonisht të yndyrshme dhe si rezultat, ju bëheni më të prirur për puçrra. Gjatë përpunimit të qumështit, qumështi dëmtohet për shkak të ultra-pasterizimit, avullimit dhe kështu me radhë. E gjithë kjo krijon kushte perfekte për aknet./atsh