Ushtarët e parë të pavarësisë së Shqipërisë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë ishin krijuar në 4 dhjetor të 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë. Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja.

Këtë fotografi nga viti 1912, e publikoi ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/


Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura.
Faleminderit për kontributin!
#106VjetFA🇦🇱️

Loading...