Ushtria në terren për koronavirusin, shefi i Shtabit të FA: Do jemi dhe në qytete të tjera

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku ka folur sot për mediat pas dalljes së forcave të ushtrisë në terren, në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Kollçaku deklaroi se detyrat e FA-ve janë në mbështetje të Policisë së Shtetit për të kontrolluar apo sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi.

Ai nuk dha një afat se sa do të zgjasë ky plan por deklaroi se do të jenë edhe në qytete të tjera jo vetëm në Tiranë.

“Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen.

Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar”, deklaroi Kollçaku.

Loading...