Ushtria ruse merr nën kontroll aeroportin e Kievit

Forcat ushtarake ruse kanë marrë nën kontroll aeroportin “Antonov” në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Gazetari i CNN ka raportuar nga terreni pak minuta më parë, duke filmuar momentin teksa forcat ajrore ruse zbarkuan në aeroportin që ndodhet vetëm 20 kilometra nga Kievi.

Ai tha se trupat ruse mund të identifikohen nga shiriti verdhë e zi që kanë lidhur në krah.

“Këta që shikoni janë forcat ajrore ruse. Bënë një betejë pak para se të uleshin këtu. Kam folut me ta, dhe më thanë që tashmë e kemi nën kontroll aeroportin”, tha gazetari për CNN.

Sipas tij, pritet që ushtria ukrainase të kryejë një kundërsulm për të rimarrë aeroportin.

Loading...