Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve së tyre.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet E. A., 39 vjeç, pasi, për motive të dobëta dhe në prezencë të dy fëmijëve të mitur, ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin e shtetasit me inicialet F. A., 37 vjeç, sepse në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Loading...