Një 43 vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Vlorës për dhunë në familje.
Bëhet fjalë për shtetasin A.Ç., arrestimi i të cilit është bërë pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Njoftimi i policisë/Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në mënyrë të përsëritur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Loading...