Ushtronte lojëra fati gjatë orarit të punës, arrestohet kamarieri 23-vjeçar

Fier, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Ar restohet edhe një shtetas për mbajtje pa leje të a rmëve të ftohta.

Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në fshatin Cakran, në lokalin e shtetasit T. H., shtetasi M. K., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.

Gjatë kontrollit të lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një a rmë të ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Marjus. Korçari, 23 vjeç, banues në Cakran, për veprën p enale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe shtetasin Tani Hamzaraj, 41 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...