V.rasja e vlonjatit Ergys Gjioveshaj,tre autorët e dyshuar kërkojnë pafajësi,asnjë nuk ndodhen në q.eli

Vr asja e 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj më prill të 2017-ës në Ujin e Ftohtë në Vlorë, dhe pl agosja e tre të tjerëve, ka përfunduar në dyert e gjykatës së Apelit Vlorë, ku tre autorët e dyshuar kërkojnë pafajësi, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli.

Autori kryesor i dyshuar për v rasjen, i pandehuri Arianit Kondi, prej dy vitesh vijon t’i fshihet drejtësisë, ndërkohë që në gjykatën e Shkallës së parë Vlorë është dënuar me 30 vite bu rgim, por ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur dënimin përfundimisht në 20 vite heqje lirie.

Në fund të gjykimit, nëpërmjet avokatëve Arianit Kondi kërkoi veçimin e dosjes së tij hetimore, pasi nuk pranonte autorësinë e krimit të vrasjes së Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre personave të tjerë Florjan Hilaj, Arta Luka dhe Arsonel Llanaj, ngjarje e nodhur më 20 prill në një lokal në prani edhe të një këngëtareje të muzikës live.

Të pandehur në këtë çështje si autorë të dyshuar janë dhe Ergest Sina e Eljaso Çela, të arrestuar deh deklaruar fajtor dhe dë nuar me nga 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, por asnjëeri prej tyre nuk ndodhet në qeliKërkesa e tij është refuzuar nga trupi gjykues, i cili ka vendosur ta deklarojë fajtor dhe dënojë me 20 vite burgim Arianit Kondin, për akuzën e “Vr asje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i ar mëve, ar mëve shpërthyese dhe municioni”.

Pritet që në datën 6 nëntor 2019, gjykata e Apelit të marrë në shqyrtim këtë çështje, ku do të vendosë të dënojë ose jo autorin e vrasjes së Ergys Gjioveshajt në Vlorë. Arianit Kondi, vijon të jetë në kërkim kombëtar nga policia.

Sipas akuzës Ergys Gjioveshaj humbi jetën, pasi në drejtim të tij u qëllua 18 herë nga Aranit Kondi, por 6 plumba i morën jetën. Nga kontrolli i ku fomës, në xhepin e brendshëm të xhupit është gjetur një ar më zjarri pis toletë e markës “MAGNIUM” me 5 copë fishekë, të cilën vi ktima nuk e ka përdorur në këtë ngjarje.

Loading...