V ritet nga pronari shqiptari në Itali (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në provincën Frosinone të Italisë. Sipas mediave vendase, një shitës duhani ka vrarë një person i cili kishte hyrë për ta vjedhur në banesë. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është vrarë me armë gjahu. Ai quhej Mirel Joaca Bine, një rumun nga Brashov, i moshës 34 vjeç. Së bashku me tre ose ndoshta katër persona të tjerë ata kanë hyrë në shtëpinë e Sandro Fiorellit, që ndodhet në periferi të qytetit.

Ky është versioni i dhënë nga mediat vendase në lidhje me ngjarjen. Por një qytetar shprehet për JOQ se viktima është shqiptar, me origjinë nga Bulqiza, por kishte letra rumune të falsifikuara. Nuk bëhen me dije më tepër detaje, por rasti duhet të zbardhet plotësisht dhe të shtohet edhe kjo pistë gjatë hetimeve.

Mesazhi i qytetarit:

Persh JOQ, mund tju jap nje lajm. Nje shqiptar eshte vrare nw Itali nga pronari nje tabakino me dokumente fallco rumune. Eshte futur per te vjedhur ne shtepi. Personi eshte me origjine nga Bulqiza.

JOQ Albania

Loading...