Vaçe Zela përjetësohet në bronx, aty ku lindi dhe u rrit e ku nisi karrierën e saj

Një skulpturë në nder të këngëtares Aty ku lindi dhe u rrit e ku nisi karrierën e saj, Vaçe Zela u përjetësua në bronx.

Sheshi qendror i Lushnjes mban nga sot një skulpturë të legjendës së muzikës shqiptare.

Një çast nga interpretimi i këngës “Moj e bukura Arbëri” është fiksuar në një shtatore dy metër të lartë, e punuar nga Arben Bajo.

Pjesë në ceremoninë e inaugurimit, familjarët e Vaçe Zelës nuk i fshehën emocionet.

Për artistët shqiptarë, të ardhur posaçërisht për këtë ditë në qytetin e Lushnjes, 

Vaçja ka qenë dhe mbetet shkolla më e madhe e muzikës për çdo këngëtar. 

Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë. Vendosja e skulpturës është bërë një ditë përpara 100-vjetorit të ngjarjes historike të kongresit të këtij qyteti. Tv Klan

Loading...