Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku në një aksident rrugor humbën jetën 5 shqiptarë.
Mësohet se dy prej tyre ishin të rinj dhe pjesëtarë të një familje. Konkretisht bëhet fjalë për 19-vjeçarin Ergin Peposhin dhe Ardit Peposhin, vetëm 16-vjeç.
Të dy ata ishin pasagjerë në makinën që u përplas me kamionin, ndërsa mësohet se kishin shkuar në Greqi si punonjës sezonal për më shumë të ardhura. Po ashtu mësohet se shqiptarët kishin shkuar të mblidhnin qershi në këtë zonë të Greqisë, për të siguruar jetesën e tyre, por që aksidenti tragjik iu mori jetën.
Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat është përplasur me një kamion.
Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.