Vajza 13-vjeçare e dhu nuar sistematikisht nga nëna e saj është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës

Vajza 13-vjeçare e dhu nuar sistematikisht nga nëna e saj është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Disa minuta pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dh una çnjerëzore ndaj të miturës, institucionet reaguan menjëherë. Policia mori në pyetje njerkun dhe më pas shoqëroi nënën 41-vjeçare. Oficerët e Policisë Gjyqësore morën videon e dhu nës dhe më pas dësh minë e vajzës.

“Fiks Fare” u interesua gjatë gjithë kohës për sigurinë dhe akomodimin e dy fëmijëve, duke mbajtur kontakte me Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Alma Tandili, kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve tha për gazetarët e “Fiks Fare” se gruaja është arr estuar menjëherë nga policia, pasi “videoja e dhu nës ishte tepër e rë ndë”. Sipas saj, familja ka qenë problematike, ndërkohë që vajza e dhu nuar është pyetur në polici në prezentë të psikologëve. “Vajza është asistuar gjatë gjithë kohës nga psikologët e agjencisë” tha Tandili, ndërkohë që pohoi se mbrëmjen e së hënës vajza është strehuar në një qendër për fëmijët, duke mos dhënë adresën e saktë për shkak të sigurisë së të miturës.

Fiksi e pyeti për akomodimin e përhershëm të 13-vjeçares, ndërsa Tandili pohoi se ligji parashikon se fillimisht pyetet fëmija dhe më pas vendoset. “Deri tani, daja dhe tezja kanë kërkuar të strehojnë vajzën. Në do të verifikojmë kushtet sociale dhe ekonomike të dy familjeve dhe më pas do vendosim se ku do të akomodohet. Do të monitorojmë gjithçka” thotë Tandili.

Ndërkohë, në lidhje me dosjen ndaj nënës 41-vjeçare, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës tha se, krahas policisë dhe prokurorisë, punonjësit e saj do të bëjnë kërkesë në gjykatë në lidhje me kujdestarinë e vajzës 13-vjeçare. “Kërkesa për kujdestarinë do të depozitohet njëkohësisht me kërkesën për masë sigurimi brenda 72 orëve nga ndalimi” tha ajo. Më pas, është gjykata e cila do të vendosë nëse do e miratojë apo jo. Gjithsesi, Tandili theksoi se, nëse vajza kërkon të takojë nënën dhe të krijojnë raporte, atëherë ajo do të lejohet dhe nëna të pranojë gabimin që ka bërë.

“Fiks Fare” bisedoi edhe me psikologen Denada Toçe, e cila tha se ngjarje të tilla ndodhin pasi janë pasojë e shoqërisë. Sipas saj, kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe e kaluara e nënës, mund të kenë shka ktuar këtë ngjarje. Psikologia tha se më e mira për vajzën është strehimi te familjarët, pasi kjo do të mundësonte edhe rehabilitimin e saj./tch

Loading...