Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ditën e sotme ka bërë një ndërhyrje delikate pasi i është rikthyer pas 9 vitesh tumori në tru.
Kaona, vajza e madhe e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, ka ripublikuar një fotografi e cila mban mbishkrimin “E ka kaluar dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”. Adriana Matoshi sot iu është nënshtruar operacionit në një spital të Tiranës, ku sipas familjarëve e miqve të saj, ka përfunduar me sukses operimin për të hequr tumorin në kokë.
Më herët ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld, me mbishkrimin: “Faleminderit Zot. Operacioni ishte i suksesshëm”.
Loading...