Modelja bukuroshe Ada Deda ka rrëfyer sot në “Wake Up” se është e dashuruar. Ada nuk ka preferuar të zbulojë më tepër rreth djalit që i ka rrëmbyer zemrën, duke shtuar se do të jetë e vonë dita kur ajo do vendosë të ndajë një foto me të.
Ke gjetur shpirtin binjak?-ishte pyetja drejtuar Adës.
“Ndodhte që kur bëja ‘ask’ në Instagram që më shkruanin kush është i dashuri jot, ku jeton, na trego një foto .
Përderisa janë kaq kuriozë, unë do e vonoj akoma më shumë dhe do jetë shumë vonë dita që do ndaj një foto me personin që unë dua.
Do ta pranosh që e ke? “Po”, u përgjigj Ada duke qeshur. “Unë mendoj se çunat në përgjithësi janë brunë, por unë e dua bardhosh”, shtoi ajo.
Ajo është vajza e ish deputetes së PD-së, Albina Deda dhe konsiderohet si një prej vajzave më të bukura.
Ada ndau edhe një lajm ekskluziv. Bukuroshja tha se në fillim të pranverës do të firmosë me firmën luksoze të të brendshmeve, “LA PERLA”.
“Nuk e kam ndarë me asnjë, as në Instagramin tim, po e them për ju. Pas shumë e shumë kërkesave, kam rënë dakord për të bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare.
Në fillim të pranverës kam firmosjen e kontratës, është një firmë e shtrenjtë e ‘lingerie’, ‘LA ‘PERLA. Jam shumë e lumtur. Të kërkojnë foto pa flitra dhe kërkojnë fytyra që nuk janë shumë të konsumuara. Më kanë kërkuar foto me rroba banje”, bëri të ditur vajza e ish-deputetes.