Gresa Krasniqi ka reaguar ne lidhje me paraqitjen e babait te saj Jakup Krasniqi ne Gjykaten e Hages.
Rrjetet sociale vazhdojne te shperndajne citime, foto e video nga paraqitja e Jakup Krasniqit një ditë më parë në Gjykatën e Hagës qe e ngarkuar me emocion.
Krasniqi gjatë kohës qe fliste luftonte me lotët.
Ai tha se “ai nuk do të duhej të ishte këtu në Hagë, por pranë familjes së tij në Kosovë, sepse si zëdhënës i UÇK-së ai ka qenë vetëm zëri politik i UÇK-së dhe kurrë nuk ka bërë asnjë krim”.
Ish zedhenesi i UCK shtoi se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe dhe u vetëdeklarua i pafajshëm.
Vajza e tij, Gresa bëri një postim prekës pas paraqitjes së parë të babait të saj përpara Gjykatës Speciale.
“Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë.
Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty. Sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim dhe të duam shumë!”, ka shkruar ajo.