Vajza e Mitrush Kutelit i kthehet keq ministres Spropali: Turp, turp, mos fol më pa letër

Ministrja e Qeverisë, Elisa Spiropali sot në parlament, i ka quajtur artistët që mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar si “trushpëlare që e heqin veten si korifenj”.

Por kjo deklaratë është komentuar nga Atalanta Pasko, vajza e shkrimtarit të njohur, Mitrush Kuteli, e cila ka theksuar se ka ndjerë tmerr kur dëgjoi fjalimin e zëdhënësen e Qeverisë në Kuvend.

Vajza e Mitrush Kutelit i ka bërë thirrje ministres që mos flasë më në Parlament pa letër, pasi nuk i shkon.

Atalanta Pasko thekson më tej se Rama në 22 vite nuk ka dëgjuar asnjë mendim eksperti për Teatrin dhe godinën Teatrore, çka sipas saj është shenjë arrogance për të shumëzuar me zero çdo që u vjen kundër.

“Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!

Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit!

Dhe s’di si mund të përligjë vetë Km. E. Rama pohimin se i paska qëndruar mendimit që kishte krijuar prej vitit 1998, sipas të cilit ndërtesa e Teatrit bashkë me kompleksin Teatror nuk kanë vlerë!? Në këto 22 vite, nuk paska dëgjuar asnjë mendim prej specialisti, për arkitekturën ose historinë e këtij kompleksi, të denjë, që do të meritonte përgjigjen e tij? Arroganca për të shumëzuar me zero çdo gjë që u vjen kundër është e neveritshme!”, thekson vajza e Mitrush Kutelit.

Reagimi i plotë i Atalanta Paskos, Vajza e Mitrush Kutelit

Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu…

Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar?

Po si mundet, nqs qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentat e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo?

Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”!
Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!

Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit!

Dhe s’di si mund të përligjë vetë Km. E. Rama pohimin se i paska qendruar mendimit që kishte krijuar prej vitit 1998, sipas të cilit ndërtesa e Teatrit bashkë me kompleksin Teatror nuk kanë vlerë!? Në këto 22 vite, nuk paska dëgjuar asnjë mendim prej specialisti, për arkitekturën ose historinë e këtij kompleksi, të denjë, që do të meritonte përgjigjen e tij? Arroganca për të shumëzuar me zero çdo gjë që u vjen kundër është e neveritshme!

Atëherë si e shpjegon angazhimin e tij në ndërtimin e pedonales në mandatin e fundit si kryebashkiak, pedonale e bërë me fondet e BE-së, përuruar nga Basha, në vjeshtë-2011, që merr fund me projektin e fundit Rama-Veliaj?
Pse nuk e pyesin për këtë gazetarët?

Loading...