Vajza e Sabianit e pret të atin në mënyrën më të bukur të mundshme

Sabiani është banori i eleminuar në këtë javë i Big Brother Vip. Vajza e Sabianit, herë pas here ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale, duke treguar se e mbështet babanë në çdo moment. Mbrëmë teksa ndodhej në studion e “Big Brother VIP”, Keisi ka kapur momentin kur këngëtari ka dalë nga shtëpia. “Drita ime po të presim të gjithë, je krenaria jonë”, shkruan biondja bukuroshe në postimin e tij.

Loja e banorëve të “Big Brother VIP” përfshinë edhe të afërmit e tyre, që jo vetëm i mbështesin, por edhe bëhen pjesë e debateve dhe sherreve jashtë shtëpisë. Sabiani së fundmi ka patur përplasje të forta me Einxhel e cila është e vetmja që e ka bërë të debatojë si asnjëherë më parë në reality-show.

Debate të ndryshme kanë shoqëruar vazhdimisht dyshen dhe si duket Keisi, vajza e Sabianit nuk po i pëlqen, prandaj ka vendosur të mbrojë babain publikisht duke u bërë edhe ajo pjesë e konflikteve në shtëpi. “O Sabiano i ke bërë fantazmat me fol me vete… ah se po përmbahem mos të them diçka më tepër”, shkruan Keisi në Instagramin e saj teksa ka postuar një foto të Einxhel.

Një prej debateve të nxehta në shtëpinë ë “Big Brother” është edhe ai mes Einxhel dhe Sabianit. Einxheli është komentuar edhe si banorja e cila ka arritur të nervozojë ndër të paktat herë këngëtarin. Një debat i ashpër është zhvilluar para disa ditësh mes Sabianit dhe Einxhel. Kjo e fundit e ka akuzuar këngëtarin për alenca dhe si mbështetës të strategjisë së Ilirit.

Kjo akuzë e ka revoltuar Sabianin i cili i nervozuar i ka replikuar duke i thënë se nuk është pjesë e askujt nga grupimet në shtëpi dhe se nuk ndikohet nga asnjë prej banorëve. Të tjera debate kanë shoqëruar vazhdimisht dyshen dhe si duket Keisi, vajza e Sabianit nuk po i pëlqen, prandaj ka vendosur të mbrojë babain publikisht duke u bërë edhe ajo pjesë e konflikteve në shtëpi.

Teksa banorët ishin mbledhur në oborr, Sabiani mbrëmjen e djeshme u shpreh i inatosur që në “Big Brother” ka disa banorë që sillen si ‘parazitë’. “Janë në modë parazitët, është e çuditshme. Qenka bukur të jesh parazit. Ha, dh*, pi cigare, këputi ndonjë të puthur, ndonjë të lëpirë edhe je në rregull, iku Big Brotheri”, tha Sabiani, deklaratë e cila nuk u prit mirë nga Beatrix.

Loading...