Kjo është fotografia e vajzës së vogël, e cila ndërroi jetë pasi ra nga dritarja në 6 metra lartësi. Ajo ra nga dritarja e katit të tretë drejt e në tokë.
Media britanike “The Sun” shkruan se Lexi Bergene ra nga dritarja të mërkurën, ndërsa pas dy ditëve ndërroi jetë në spital.
Autoritetet arritën në vendngjarje, i dhanë ndihmë, e dërguan vogëlushen 1-vjeçare në spital, mirëpo ajo nuk mbijetoi dot.
Foshnja u dërgua në spitalin e Glosgiow në gjendje të rëndë shëndetësore.
Inspektori Steve Martin nga Agjencia për Mbrojtjen e Familjes tha se ajo që ndodhi ishte tragjike, ndërsa po hetohet rasti.
(Balkanweb)
Loading...