Vajza e Xhevdet Ferrit bën dedikimin prekës/ ‘Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi.Më mungon papi’

Më datën 16 të këtij muaji, një ndër aktorët më famshëm të kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Aktori humbi betejën me një sëmundje të pashërueshme ndërsa e bija, Bora, ka treguar mes pikëllimit sëmundjen e të atit si dhe ka shpjeguar pse kishin vendosur të mos mbanin homazhe.

Janë bërë tashmë dy javë nga humbja e aktorit dhe e bija ia ndjen shumë mungesën të atit.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një dedikim për aktorin, i cili na i preku zemrat të gjithëve.

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kamë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi”-janë fjalët rrënqethëse të Borës në Instagram.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960.

Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student, ndërsa i fundit ishte filmi “Delegacioni”.

Roli më i njohur për publikun është ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.

Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër dhe kontributi i tij në kinematografinë shqiptare do mbetet i paharruar.

Loading...