Për herë të parë një nga të prekurit me koronavirus në Shqipëri ka dalë publikisht me zë dhe figurë në një video sensibilizuese, si kudo në botë, veçanërisht ndaj të rinjve, që deri më tani “mbrohen” pas idesë se COVID-19 shfaq simptoma të rënda dhe i merr jetën vetëm të moshuarve.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë videon e vajzës të prekur me koronavirus, për të tejçuar thirrjen e fortë tek të rinjtë shqiptarë që u duket vetia të pamposhtur se ky armik i padukshëm prek këdo dhe e vetmja mënyrë që të mbrohesh është duke qëndruar në shtëpi.
Vajza e re, e cila flet në video, e cilësuar si e infektuara e 69 me covid 19 në Shqipëri, ka dalë me dëshirën e saj pa u ndjerë e turpëruar se është e infektuar, duke apeluar se çdokush mund të preket nga Covid 19.
Ajo sqaron se ka qenë një vajzë e fortë, energjike dhe me shëndet të mirë dhe sërish u prek nga koronavirusi.
Ashtu siç e cilëson, qëllimi i kësaj video është sensibilizimi i të rinjve që nuk po kuptojnë rrezikun që u kanoset në këtë kohë dhe i qytetarëve që vijojnë shëtitjet në rrugë kur lejohen oraret e lëvizjes.
Ajo tregon se nuk ka pasur histori udhëtimi në Itali dhe asnjë kontakt me personat e prekur, por sërish rezultoi pozitive se ishte prekur nga koronavirusi.
Aktualisht vajza sqaron se ndodhet në vetizolim në shtëpi, ndërsa lë të kuptohet se një nga familjarët e saj, i infektuar me covid 19, ndodhet në spitalin Infektiv dhe se nuk mund të takohen.
Se si mund ta kenë marrë koronavirusin, kjo ende nuk dihet, prandaj apeli i vajzës është që të gjithë të ruhen pasi ky virus i rrezikshëm prek edhe të rinjtë energjikë e të fortë dhe se ai gjendjet kudo.
Virusin nuk mund ta marrim vetëm nga personat me histori udhëtimi në Itali, por çdo qytetarë është një rrezik potencial për tu infektuar me Covid 19.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/521876838523676/?t=0